RMV, vitin e kaluar shteti ka mbledhur 53,2 milionë euro nga pikëpagesat rrugore

Në pikëpagesat rrugore në shtet vitin e kaluar është realizuar fitim në vlerë prej 3.274.387.335 denarë (53.242.070 euro), informuan për MIA-n nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Të ardhurat e vitit të kaluar janë për 6.6 milionë euro më shumë në raport me ato të vitit 2021, që ishin 46,4 milionë euro.

Në pikëpagesat e reja, të lëshuara më 18 korrik të vitit të kaluar, Preod dhe Kadrifakovo, në drejtimin rrugor Milladinovc – Sveti Nikolle – Shtip, arkëtimi është 85.599.333  denarë, përkatësisht 72.861.770 denarë.

Më fitim prurëse është pikë pagesa Romanvoce, ku sipas të dhënave të Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, fitimi i realizuar është 400.174.788,00 denarë. Nga pagesat në pikë pagesën në Miladinovci janë arkëtuar 266.361.767 denarë, Gllumovë 258.299.622, Gradsko 248.125.247 denarë, Zhelinë  244.476.653 denarë, Gjevgjeli 236.866.875 denarë, Petrove 205.967.358 denarë, Tetovë 201.158.821 denarë, Sopot 195.984.192 denarë,Otovicë 188.054.352 denarë, Demir Kapi 172.813.622 denarë dhe Gostivar 164.536.337 denarë.

Ndërkaq, fitimi i realizuar nga pagesa elektronike në pikë pagesa, është 333.106.598  denarë.

Që nga fillimi i vendosjes së pagesës elektronike, nga korriku i vitit 2019 deri më 1 mars, pagesa elektronike shënon rritje si në shitjen e pajisjeve elektronike, ashtu edhe në mbushjen e tyre.

Nga NP Rrugët shtetërore thonë se, pjesëmarrja e pagesës elektronike është në rritje të vazhdueshme në fitimin e përgjithshëm të realizuar nga pikat pagesore dhe veç më tejkalon 30 përqindje të pagesës së përgjithshme, në pjesën e pagesave, ku funksionon pagesa elektronike.

Në korrik të vitit 2019 në pikë pagesat në pjesën e Korridorit 10 që kalon në shtet është vendosur sistemi elektronik për pagesa, ndërsa në rrjedh është edhe modernizimi i vendosjes së një sistemi të tillë në pikë pagesat Milladinovci, Gllumovë, Zheinë, Tetovë dhe Gostivar të Korridorit 8. Realizues i punimeve është konzorciumi “JV Aselsan – Zhikol”, ndërsa vlera e marrëveshjes është 12.489.356 euro.

Po ashtu, në rrjedh është procedura e harmonizimin teknik dhe financiar për zbatimin e ndërveprueshmërisë në pagesën elektronik në pikë pagesat në kuadër të Ballkanit të Hapur, pasi në samitin e Ohrit, u dakordua që të vendoset një sistem i vetëm për pagesë elektronik në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button