Presidenti Ivanov dhe kryetari i parlamentit urojnë muslimanët për Bajram

Presidenti Gjorge Ivanov, me rastin e festës së madhe myslimane Fitër Bajrami, dërgoi urim deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, deri te anëtarët e Rijasetit të BFI-së dhe deri te të gjithë pjesëtarët e besimit islam në shtet.

“Tradita e gjatë e kremtimit të festave islame në Republikën e Maqedonisë çdoherë ka qenë rast për respektim të ndërsjellë dhe kremtim të përbashkët të qytetarëve tanë, por edhe dëshmi se në shoqërinë tonë ruhen dhe respektohen traditat e larta humane për të cilat mund të jemi krenarë. Personalisht isha i nderuar nga ftesat që i mora për pjesëmarrje në disa shënime të përzemërta, të përbashkëta në këtë periudhë të ndritshme. Respektimi dhe nderimi i ndërsjellë i festave të bashkësive të ndryshme fetare në Republikën e Maqedonisë janë vlerë strumbullare të bashkëjetesës së ndërsjellë në shoqërinë tonë, në të cilën kontribut ka edhe Bashkësia fetare Islame, qëndron në urimin e presidentit Ivanov.
Ai shfaq bindje se si edhe deri më tani, edhe në të ardhmen, në frymën e mirëkuptimit dhe tolerancës së ndërsjellë, do të mbeteni fuqimisht të bashkuar në synimin e përbashkët për ardhmëri prosperuese, përparim dhe mirëqeni të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe ndërtim të republikës së Maqedonisë moderne dhe të fuqishme.
“Këto ditë kremtuese le t’i përforcojnë urat e miqësisë dhe afërsisë, si dhe ndaj më të afërmve Tuaj, ashtu edhe ndaj fqinjëve, miqve dhe bashkëqytetarëve Tuaj, ndërsa qetësia shpirtërore le T’ju sjellë sukses në të gjitha sferat dhe veprimtaritë në jetët Tuaja, thuhet në urimin e presidentit Ivanov deri te pjesëtarët e besimit islam në republikën e Maqedonisë.

Veljanovski: Të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e ndërsjella

Edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Reis ul Ulema Haxhi Efendi Sulejman Rexhepi, anëtarët e Rijasetit dhe të gjithë besimtarëve të fesë islamit dërgoi urime me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Në këtë rast dëshiroj të theksoj se Republika e Maqedonisë përmes respektimit të dallimit fetar dhe kujdesies së tolerancës është shembull për një shoqëri bashkëkohore. Jam i bindur se të gjithë së bashku do të vazhdojmë në angazhimin për përparimin e marrëdhënieve të ndërsjella në Republikën e Maqedonisë të cilët në mënyrë tradicionale zhvillohen në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe do të ndërtojmë një dialog të përhershëm që është në interes për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe për ardhmërinë e shtetit tonë, qëndron në urimin nga kryetari i Kuvendit, Veljanoski.

Lajme të ngjashme

Back to top button