Dafina e Ledri shkëmbejnë puthje (Foto)
Ka qenë ndarje vetëm e përkohshme historia e ndarjes së Ledrit me Dafina Zeqirin. Dy të njohurit e estradës kosovare janë serish bashkë.
Dashuria mes Ledrit dhe Dafinës pothuajse është zyrtarizuar para pak minutash në Videofest.
Gjtihashtu ata sapo promovuan këngën e tyre të përbashkët. Kjo, mund të llogaritet si surpriza e mbrëmjes, momenti më senzacional, i cili pa dyshim do të ngjallë shumë debate më tej.
Ndërsa, paradite “Të kam sërish” i shkroi Ledri Dafinës në rrjetin social “Instagram”, gjë të cilën në njëjtën mënyra ia kthej edhe Dafina.