10 vjet burg për 17-vjeçaren e cila akuzohej për vrasjen e të miturit te Banjat e Tetovës

Nën akuzën për vrasjen e të miturit në Banjat e Tetovës, Gjykata e Tetovës i shqiptoi dënimin me 10 vjet burg të miturës. Gjykata Themelore e Tetovës, mori sot vendimin për ngjarjen e ndodhur në 21 dhjetor të vitit 2022, të ndodhur te Banjat e Tetovës, ku u privua nga jeta 16 vjeçari me inicialet B.H, njofton Alsat.

Të miturës i është shqiptuar dënimi me burg për fëmijë në kohëzgjatje prej 10 viteve.

Sipas aktakuzës, dorasja fillimisht ka përdorur spraj, pas çka pasi ka humbur vetëdijen, viktimën e ka lidhur me fasha tek duart dhe këmbët, dhe e ka hedhur në rrjedhat e lumit Shkumbin të Tetovës, ku edhe është gjetur nga ana e zjarrfikësve dhe policisë së Tetovës.

Përndryshe, mëngjesin e e 22 dhjetorit është gjetur trupi i pajetë i gjashtëmbëdhjetë vjeçarit në ujërat e lumit “Shkumbin” në Tetovë, afër Banjës së Qytetit, i njëjti një ditë përpara ishte raportuar si i zhdukur.

Një ditë më vonë, një 17-vjeçare e dyshuar ka pranuar se ka vrarë 16-vjeçarin.

“Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës. Ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë të miturin 16-vjeçar. Po ashtu në lidhje me ngjarjen në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për Çështje Sociale, avokatit dhe personit mjekësor është zhvilluar bisedë me një të mitur tjetër 17 vjeçar nga Tetova”, informoi asokohe Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button