Në Bruksel vazhdoi skriningu bilateral për “Konkurencë”, do të vazhdojë edhe nesër

Sekretariati për çështje evropiane informoi se sot në Bruksel vazhdoi skriningu bilateral për Kapitullin 8: “Politika e konkurrencës”, që është i kapitull i fundit në agjendën e skriningut bilateral pjesë e Klasterit 2 “Tregu i brendshëm”, raporton MIA.

Prezantime përpara ekspertëve të Komisionit Evropian kishin përfaqësues nga Komisioni për mbrojtje të konkurrencës në tema si që janë korniza ligjore mbi bashkimet e shoqërive dhe kompanive (mergers) si dhe rregullat dhe ligjet mbi ndihmën shtetërore.

“Maqedonia e Veriut për më shumë se 20 vite  zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe në shumë raste kemi qenë dëshmitarë se Komisioni Evropian i kushton vëmendje të veçantë politikës së konkurrencës si një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të vështirë që rregullon tregun e brendshëm të BE-së. Politika e konkurrencës së BE-së synon krijimin e një tregu të brendshëm, ku operatorët ekonomikë konkurrojnë lirisht me njëri-tjetrin. E drejta evropiane në këtë fushë përfshin si konkurrencën apo rregullat që zbatohen për shoqëritë tregtare, po ashtu dhe politikat e kontrollit të ndihmës shtetërore. Në këtë kapitull përfshihen edhe rregulla dhe procedura për të luftuar sjelljen anti-konkurruese nga shoqëritë tregtare si që janë marrëveshjet kufizuese mes shoqërive dhe abuzimit të pozitës dominuese në treg apo monopolist”, thuhet në kumtesën e SÇE-së.

Rregullat e konkurrencës zbatohen njëlloj dhe në të njëjtën mënyrë për të gjithë pjesëmarrësit në treg dhe detyra e tyre është të mundësojnë një funksionim më të mirë të tregut i cili do të sigurojë një furnizim më të madh të mallrave dhe shërbimeve me çmime sa më të favorshme.

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut e kryeson zëvendës kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane Drita Abdiu-Halili. Skrining takimi bilateral për këtë kapitull filloi të premten, 10 mars dhe do të vazhdojë edhe nesër.

Duke filluar nga dita e mërkurë, më datë 15 fillon skriningu shpjegues për kapitujt 14 – Politika e transportit, 15 – Energjetika, 21 – Rrjetet trans evropiane dhe 27 – Ambienti jetësor dhe ndryshimet klimatike që janë pjesë e klasterit 5, “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button