RMV, pas mesnate do ndryshojnë çmimet e derivateve
Pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BSС-98 rriten për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,321 den/kg.
Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 77,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 41,667 (denarë/kilogram)
Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.