Takimi Biden-Von der Leyen, flasin për dialogun Kosovë-Serbi dhe propozimin evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në takimin e së premtes në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Kallxo.

Presidentja e KE-së në një konferencë për media u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse kanë diskutuar për dialogun, ndërkaq njoftoi se e kanë biseduar edhe këtë temë shkurt. “E kemi prekur këtë temë shkurt… Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë. Nuk është e lehtë dhe ende ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por e rëndësishme është se po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët për këtë dialog”, ka thënë Von Der Leyen.

Ajo foli edhe për Propozimin evropian, gjersa theksoi se është një plan i mirë në tavolinë dhe shpreson në konstruktivtetin e të dyja palëve.“Është një plan i mirë në tavolinë, ne presim dhe shpresojmë që dy palët të jenë konstruktive”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button