A do të mbijetojnë gratë këtu?

Koment nga gazetari Fisnik Xhelili

Sot 8 Mars, të gjithë urojnë!

Urime 8 Marsin, ditën e gruas! Urimet dëgjohen gjithandej, në rrugë, në shtëpi, në lokale, në sheshe, në rrjetet sociale.

Lule dhe dhurata shpërndahen kudo, lokalet sonte janë të gjithë të rezervuara, festë dhe muzikë e madhe!

Për çfarë?

“Për arritjet e korrura në fushën e barazisë gjinore. Për përfaqësimin dinjitoz të gruas në jetën publike dhe atë private. Për tejkalimin e stereotipave gjinore dhe barrierave gjinore. Për çrrënjosjen e patriarkatit. Për përfaqësim të barabartë të gruas në politikë dhe vendimmarrje. Për vlerësimin e barabartë të personave pavarësisht gjinisë që i takojnë. Për eliminimin e dhunës me bazë gjinore. Për mbështetjen institucionale të grave viktima të dhunës gjinore. Për eliminimin e rasteve të vrasjeve, përdhunimeve, pedofilisë, sharjeve, ofendimeve, bullzimit. Për pavarësinë ekonomike të vajzave dhe grave si dhe shumë të tjera.”

Kështu po, ia vlen të festohet deri në pikën e mëngjesit. Sikur të ishte ashtu.

Por, te ne të gjitha arsyet e lartpërmendura në realitet janë e kundërta, përqindje e vogël e tyre gjejnë zbatim në praktikë.

Po a paska ditë të gruas në këtë vend?

Po, ka!

Dita e gruas te ne është çdo ditë, pasi thuaj se për çdo ditë dëgjojmë raste të dhunës ndaj grave, përdhunimeve, vrasjeve dhe mohim të shumë të drejtave të tyre dhe raste nga më të ndryshmet të cilat duket se dita ditës po shtohen. Mu për këto arsye te ne dita e gruas është çdo ditë dhe çdo natë.

Kjo pikërisht është arsyeja se përse sot në shënimin simbolik të kësaj dite nuk duhet të festohet në kuptimin e parë të fjalës, apo në festimet të cilat i shohim që bëhen te ne për “arritjet” në këtë fushë.

Këtë ditë si çdo ditë tjetër, duhet të ngritët zëri për lirinë dhe drejtësinë e munguar, për dështimin e institucioneve dhe politikës në këtë fushë, për dështimin e shoqërisë për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për gjysmën e saj. E si mund të funksionojë një shoqëri kur i mohon shumë të drejta gjysmës tjetër të saj.

Kështu, edhe sa do të mbijetojnë gratë këtu?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button