RMV, pas mesnate rriten çmimet e derivateve

Pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,722 den/kg.

Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 82,50 (denarë/litër),
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër),
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 78,50 (denarë/litër),
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,00 (denarë/litër),
  • Mazut М-1 SU 41,988 (denarë/kilogram).

Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës pas mesnate. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button