Tetovë, nxënësit Anesa Avziu dhe Vasiliji Zakoski fitues të garës rajonale për matematikë për shkollat fillore

Me 95 pikë nga gjithsej 100 nxënësi e klasës së gjashtë Anesa Avziu dhe nxënësi i klasës së pestë Vasilij Zakoski, janë fitues të garës rajonale për matematikë për shkollat fillore që dje është mbajtur në Shkollën Fillore “Andreja Saveski-Kikish” –  Tetovë, njofton Portalb.mk.

Anesa Havziu është nxënëse në shkollën “Naim Frashëri”.

Vasilij Zakoski është nxënës i shkollës “Vëllazërimi-Migjeni” dhe është njëri prej fituesve të mirënjohjes me rastin e 3 Marsit – Ditës së Komunës së Tetovës.

Vendin e tretë e kanë fituar 7 nxënës.

Në garë kanë marrë pjesë nxënësit të cilët kanë filluar në garat e shkollave dhe garat komunale, ndërkaq tani, fituesit do të shkojnë në garën shtetërore më 13 maj.

Nxënësit të cilët i fitojnë prej 86 deri në 100 pikë e marrin vendin e parë, prej 71-85 vendin e dytë, ndërkaq prej 55 deri 70 vendin e tretë.

Për nxënësit prej me 40 deri në 54 pikë të fituara, jepen Lëvdata.

Fituesit e garës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button