Policia ka arrestuar disa persona në Tetovë në aksion policor në disa objekte hotelerie

Në aksion policorë i cili është zbatuar mbrëmë në Tetovë, janë arrestuar disa persona për vepra të ndryshme. Gjatë kontrolleve të kryera nëse në lokale qëndrojnë persona të mitur dhe nëse tyre u shërbehet alkool dhe nëse respektohet rendi dhe qetësia publike, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit të zbatuar mbrëmë (5 mars), dhjetëra minuta pas mesnatës në një objekt hotelerie në rrugën “Dimo Gavrovski-Kara” në Tetovë zyrtarët policorë e SPB-Tetovë e kanë privuar nga liria 37-vjeçarin nga Tetova V.N. i cili është sjellë në mënyrë agresive derisa janë ndërmarrë veprime zyrtare. Në një objekt tjetër hotelerie në dalje të Tetovës, në ora 1.30 minuta janë arrestuar I.A. (20) dhe A.B. (26) nga Rashçja e Shkupit, të cilët nuk kanë poseduar dokumente për identifikim”, informojnë nga SPB Tetovë.

Në një objekt në rrugën “JNA” në Tetovë, është arrestuar një 26-vjeçar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, ndërkaq në të njëjtin objekt është identifikuar dhe një vajzë e mitur nga Kosova e cila ka qenë duke konsumuar alkool, pas çka, vajza i është dorëzuar një familjari të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button