Nxënësit dhe studentët e Maqedonisë së Veriut deri në mesin e këtij muaji do të marrin mjetet financiare për bursa dhe ushqim

Përfituesit e bursave studentore dhe mbështetjes financiare për ushqim të studentëve, do të marrin mjetet e tyre gjatë këtij muaji, transmeton Portalb.mk.

“Deri në mesin e muajit mars të gjithë shfrytëzuesit e bursave të nxënësve , bursave të studentëve  dhe racionit të subvencionuar për studentë do t`i marrin mjete financiare që u përkasin përfundimisht  nga ky muaj”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria sqaroi që nxënësit dhe studentët që janë përfitues të bursave nga viti i kaluar, gjithashtu do të kenë rritje të vlerës së bursës, por duhet të ndjekin procedurën për nënshkrimin e aneks marrëveshjes për bursa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button