Marsh për 8 Mars në Shkup: A do të mbijetojnë gratë këtu?

Më 8 mars, me fillim prej orës 18:00, në Shkup do të mbahet marsh nën moton “A do të mbijetojnë gratë këtu?” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, njofton Portalb.mk.

“Të jesh grua ose vajzë në këtë shtet nënkupton çdo ditë të përballesh me pyetje të re për mbijetesë: Nëse do ta mbijetoj këtë vozitje me taksi? Nëse do ta mbijetoj këtë muaj? Nëse do ta mbijetoj martesën? Nëse do ta mbijetoj lindjen e fëmijës? Nëse do ta mbijetoj këtë operacion? Nëse do ta mbijetoj dhunën? Të jesh grua në Maqedoni nënkupton të zgjohesh çdo mëngjes me frikë dhe të pyetesh si dhe nëse do ta mbijetosh atë ditë”, thuhet në thirrjen e marshit.

Nga Platforma për Barazi Gjinore theksojnë se në vitin 2023, gratë dhe vajzat ende janë të diskriminuara në çdo pikëpamje dhe nuk realizojnë të drejta dhe mundësi të barabarta, as në shtëpi, as në punë, as në politikë e as në jetën sociale.

Ndryshe, ruta e marshit fillon në Sheshin Filipi i Dytë, ndërkaq do të mbarojë në Parkun e Gruas Luftëtare përballë Kuvendit të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button