Njëmbëdhjetë vende të BE-së formuan aleancë për energjinë bërthamore në Evropë

Njëmbëdhjetë vende evropiane u zotuan të martën (28 shkurt) të “bashkëpunojnë më ngushtë” në të gjithë zinxhirin e furnizimit bërthamor dhe të promovojnë “projekte të përbashkëta industriale” në kapacitetet e reja gjeneruese si dhe teknologjitë e reja si reaktorët e vegjël, transmeton Euractiv.

Nënshkruesit nënshkruan një deklaratë në Stokholm, me objektivin “për të riafirmuar së bashku dëshirën e tyre për të forcuar bashkëpunimin evropian në fushën e energjisë bërthamore”, sipas një deklarate të lëshuar të martën (28 shkurt).

“Energjia bërthamore është një nga mjetet e shumta për të arritur qëllimet tona klimatike, për të gjeneruar energji elektrike bazë dhe për të garantuar sigurinë e furnizimit,” thuhet në deklaratën, e cila u nënshkrua në margjinat e një takimi të ministrave të energjisë të BE-së të organizuar nga Suedia, mbajtësi aktual i presidencës së rradhës gjashtëmujore të BE-së.

Ministrja franceze e Tranzicionit të Energjisë, Agnès-Pannier Runacher, e cila inicioi takimin, tha se objektivi i aleancës ishte “të strukturojë bashkëpunimin në të gjithë zinxhirin e vlerës bërthamore” dhe t’i sigurojë Evropës “me të gjitha mjetet për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050”.

Njëmbëdhjetë nënshkruesit përfshijnë Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Finlandën, Francën, Hungarinë, Holandën, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë. Në takim ka marrë pjesë edhe komisioneri i BE-së për Energji, Kadri Simson, ka konfirmuar një zyrtar i BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button