Në Maqedoninë e Veriut gjatë ndërtimit të objekteve të banimit u regjistrua rritje e shpenzimeve mbi 20 %

Ndërtimi i objekteve për banim në Maqedoninë e Veriut ka shënuar shpenzime më të larta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të larta për 22.4 %, kostot për materiale për 20.1 % dhe kostot e punëtorëve për 27.7 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje është regjistruar edhe në krahasim me tremujorin e tretë, ashtu që kosto e ndërtimit ka vlerë më të lartë për 3.4 %, kosto e materialeve për 2.6 %, ndërsa ajo e punëtorëve për 5.1 %.

Enti sqaroi që në indekset e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button