Rusia kundër rendit të ri botëror të formuar në interes të SHBA-së, thotë Putin

Rusia kundërshton rendin e ri botëror të krijuar ekskluzivisht në interes të SHBA-së, tha presidenti rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

“Kundër çfarë jemi ne? Kundër faktit se bota e re po formohet vetëm në interes të një vendi, në këtë rast të SHBA-së”, tha Putin në një intervistë për rrjetin televiziv Rossiya-1.

Putin tha se disa vende janë jashtëzakonisht të varura nga Washingtoni, ekonomikisht dhe ushtarakisht, duke shtuar se ata besojnë se lufta kundër Rusisë është në përputhje me interesat amerikane.

“Edhe satelitët (aleatët e SHBA-së) janë të përfshirë në këtë luftë të përbashkët, por megjithatë ata janë plotësisht të vetëdijshëm se gjithçka që SHBA-ja bën është vetëm në përputhje me interesat e saj egoiste. Shpesh nuk korrespondon me interesat e të ashtuquajturave aleatë të saj”, tha presidenti rus.

Ai shtoi se nuk ka dyshim se qëndrimi i Rusisë për një botë shumë polare do të mbizotërojë në fund.

Lidhur me luftën në Ukrainë, ai tha se NATO dhe Perëndimi janë të përfshirë në luftë sepse furnizojnë me armë Kievin dhe se Moska duhet të marrë parasysh arsenalin bërthamor të gjithë Perëndimit.

“Në kushtet e sotme, pasi të gjitha vendet udhëheqëse të NATO-s kanë shpallur humbjen tonë strategjike si qëllimin e tyre kryesor, si mund të mos marrim parasysh potencialin e tyre bërthamor?”, tha Putin.

Ai tha se Perëndimi do ta përfshijë Rusinë në “të ashtuquajturën familje të kombeve të qytetëruara” vetëm pasi “ta ndajë vendin në copa” në mënyrë që t’i vendosë ato nën kontrollin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button