Zelenskyy: Do ta rikthejmë Krimenë dhe do të rivendosim paqen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se do të rivendosin paqen duke e marrë përsëri Krimenë, transmeton Anadolu.

Nga llogaria e tij në Twitter, Zelenskyy bëri një postim lidhur me fillimin e procesit për aneksimin e Krimesë 9 vite më parë nga Rusia.

“Agresioni rus filloi 9 vite më parë në Krime. Do të rivendosim paqen duke e marrë përsëri Krimenë. Ky është territori ynë. Janë njerëzit tanë. Do ta rikthejmë flamurin e Ukrainës në çdo cep të Ukrainës. Krimeja do të jetë e lirë”, tha Zelenskyy.

Ndryshe, Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 ndërsa tetë vite më vonë, me 24 shkurt 2022 filloi invazionin në Ukrainë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button