Ministria e Ekonomisë i ka dorëzuar Qeverisë propozim për heqjen e masës për energjinë elektrike të subvencionuar për industrinë ushqimore

Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar në Qeveri propozim-Vendim për heqjen e masës për energji elektrike të subvencionuar për kompanitë nga industria ushqimore, njofton Portalb.mk.

Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë, për një pjesë të madhe të kompanive që kanë shfrytëzuar energjinë elektrike të subvencionuar nga EMV Shitja me çmim prej 80 euro për megavat orë, nuk ka ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

“Në bazë të të dhënave nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, propozimi i Ministrisë së Ekonomisë drejtuar Qeverisë është që të shfuqizohet masa për të gjitha kompanitë nga sektori ushqimor. Masa e subvencionuar e energjisë elektrike prej 80 euro për megavat/orë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë ishte e vlefshme nga 1 dhjetori 2022 deri më 30 prill 2023. Masa dedikohej për kompanitë që prodhojnë produkte – vaj ushqimor, bukë dhe produkte buke, miell, qumësht dhe produkte qumështi, industrinë e mishit dhe shpendëve. Qëllimi i kësaj mase ishte që kompanitë nga sektori ushqimor të ulin çmimet e produkteve ushqimore bazë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se qasja e preferuar si pas tij është që pa subvencionim të çmimit të energjisë elektrike duhet të mbeten vetëm ato kompani nga sektori ushqimor që nuk i kanë ulur çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe jo të gjitha kompanitë nga ky sektor.

Ministri i Ekonomisë, Bekteshi dy ditë më parë tha se të dhënat paraprake nga raporti i Inspektoratit të Tregut tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e kompanive që kanë shfrytëzuar masën për energjinë elektrike të subvencionuar nuk kanë respektuar marrëveshjen mes Qeverisë dhe Odëave ekonomike.

“Do të thojase mbi 60, diku deri në 70 për qind, nuk e respektuan vendimin dhe i mbajtën të njëjtat çmime, krahasuar me muajin nëntor, para se të hynte në fuqi vendimi për subvencionimin e energjisë elektrike. Për këtë arsye Ministria e Ekonomisë do t’i propozojë Qeverisë që të marrim vendim për heqjen e kësaj mase”, tha Bekteshi.

Mjetet për kompanitë, siç tha ai, do të ripërdoren në ndihmë të kategorive të rrezikuara të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button