Turqi, të paktën 3 të vdekur dhe 213 të plagosur pas një tërmeti të ri

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka bërë të ditur se të paktën tre persona humbën jetën dhe 213 të tjerë u plagosën pasi sonte dy tërmete të tjera goditën provincën jugore Hatay, raporton Anadolu.  “Tre qytetarë tanë humbën jetën, një në rrethin Antakya, një në rrethin Defne dhe një në rrethin Samandağ”, tha Soylu në një konferencë për media.

Ai shtoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvillua në tre vende.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), të paktën 32 dridhje pas tërmetit janë regjistruar deri më tani.

AFAD raportoi se tërmeti i parë ndodhi në rrethin Defne të provincës Hatay me magnitudë 6.4 rreth orës 20:04 sipas kohës lokale. Ai u pasua nga një tërmet me magnitudë 5.8 tre minuta më vonë, me epiqendër në rrethin Samandağ po ashtu në provincën Hatay.

Lëkundjet vijnë vetëm dy javë pas dy tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 me qendër në provincën Kahramanmaraş, nga të cilat u prekën edhe dhjetë provinca të tjera, respektivisht provincat Hatay, Gaziantep, Malatya, Şanlıurfa, Adana, Adımayan, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Elaziğ.

Nga dy tërmetet e para dy javëve u prekën mbi 13 milionë njerëz, ndërsa numri i të vdekurve, sipas shifrave të fundit zyrtare, ka tejkaluar 41 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button