Toleva u zgjodh sekretare në Këshillin Gjyqësor, burri i saj është shofer i kryetarit, djali i punësuar në Gjykatën e Lartë Administrative

Vesna Toleva deri më tani ishte ushtruese detyre – sekretare gjenerale, gjegjësisht ishte ushtruese e detyrës – shefe e bashkëshortit, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, deklaroi që ka elemente të mjaftueshme për të krijuar një lëndë si rezultat i asaj se burri dhe gruaja janë të punësuar në një institucion të njëjtë shtetëror.

Ajo vlerësoi që një punësim i tillë fillimisht nuk është etik, ndërsa sa është ligjor, do të analizohet sistematizimi në Këshillin Gjyqësor.

Martin Tolev, djali i Vesnës dhe Naces, në shkurtin e kaluar ishte punësuar si bashkëpunëtor i ri gjyqësor në Gjykatën e Lartë Administrative.

Ndryshe në garë ishte edhe sekretarja shtetërore Julijana Georgievska, e cila në votim mori vetëm gjashtë vota “për” dhe shtatë “kundër”, ndërsa Toleva mori 12 vota “për” dhe një “kundër”.

Vesna Dameva, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, në fillim raportoi që në anketën e brendshme, Toleva mori 11 vota, ndërsa Georgievska 14 vota. Të punësuarit janë befasuar pse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk e kanë marrë parasysh mendimin dhe votimin në anketë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button