Në Shkup janë shqiptuar 136 dënime për shoferë

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka vazhduar edhe dje me kontrolle në komunikacion, duke shqiptuar gjithsej 136 masa, prej të cilave 60 sanksione për ngasje mbi shpejtësi të lejuar, shtatë për drejtim të automjetit pa patentë shofer dhe gjashtë për drejtim automjetit nën ndikimin e alkoolit, njofton Portalb.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, pesë sanksione janë shqiptuar për kalimin e semaforit të kuq, tre për mosdhënie përparësi kalimi këmbësorëve….

“Kontrollet në komunikacion vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button