“Bandat një hap para policisë”- Financial Times artikull për kamerat në Shqipëri

Bandat janë një hap para policisë së shtetit. Me këtë titull e ka nisur “Financial Times” artikullin kushtuar kamerave spiune të vendosura nga rrjetet kriminale në pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, raporton EN.

Gazeta amerikane shkruan se rrjeti i paligjshëm i vëzhgimit, për të studiuar lëvizjet e rivalëve të tyre dhe policisë së shtetit, tregon mbi fuqinë e krimit të organizuar në Shqipëri, duke e përmendur këtë të fundit si një nga arsyet e largimit të Shqiptarëve drejt vendeve evropiane dhe Britanisë së  Madhe.

Aksioni i policisë së shtetit për çmontimin e më shumë se 500 kamerave të paligjshme ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes amerikane, e cila ndër të tjera në artikull ka rikujtuar kritikat e komisionit evropian për ligjin e amnistisë fiskale.

Nismë e cila sipas Bashkimit Evropian do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërsa opozita ka qënë më ashpër duke theksuar se amnistia fiskale do të favorizonte pikërisht këto grupe kriminale

Financial Times ka përmendur gjithashtu një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit ku shkruhet se Tirana duhet të vazhdojë përpjekjet për reformën në drejtësi, të forcojë rregulloret dhe mbikëqyrjen kundër pastrimit të parave dhe të punojë për të luftuar ndikimin e krimit të organizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button