Më së shumti leje ndërtimi janë dhënë në komunën e Gostivarit

Në Maqedoninë e Veriut për një muaj janë dhënë gjithsej 307 lejë ndërtimi, ndërsa në këtë periudhë më së shumti leje ka dhënë Gostivari (23), transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit dhjetor të vitit 2022 janë dhënë 307 leje ndërtimi, që është për 18.8 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Enti raportoi që në dhjetor vlera e objekteve të parapara është 7.1 miliard denarë, që nënkupton rritje për 85.1 për qind.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 151 (49.2 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 83 (27.0 %) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 73 (23.8 %) objektet për rikonstruim”, raportoi Enti.

Në Komunën Qendër janë dhënë 4 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë prej 1.5 miliard denare, ndërsa në Gazi Babë janë dhënë 2 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë prej 675 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button