RMV, shpenzimet e jetesës në janar janë rritur për 17,1% krahasuar me vitin e kaluar

Në periudhën prej janarit të vitit 2022 deri në janarin e vitit 2023, shpenzimet për jetesë janë rritur për 17,1%, ndërkaq në të njëjtën periudhën çmimet me pakicë janë rritur për 13,3%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton Portalb.mk.

Sipas ESHS-së, më së shumti janë rritur kafeja, çaji, kakao, peshku dhe frutat e detit, frutat e freskëta dhe të ngrira, pijet alkoolike, buka dhe drithërat, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat.

Gjithashtu, është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, shërbimi për mbledhjen e mbeturinave, gazetat, materialet për zyrë, pajisjet e mëdha elektrike për amvisëri, por edhe rregullimi i tyre, enët e kuzhinës, pajisjet sportive, prodhimet për higjienë personale dhe të tjera.

Krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, gjatë muajit të fundit janë ulur çmimet për perimet e freskëta, vajin dhe verën, ndërkaq gjithashtu e njëjta ka ndodhur edhe te transporti ajror, furnizimi me ujë, këpucët, derivatet, por edhe pajisjet e vogla elektrike për amvisëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button