Kuvendi i Kosovës diskutoi për dialogun, Kurti dha shpjegime për propozimin evropian

Me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës mbajti të hënën seancë, kushtuar tërësisht procesit të dialogut me Serbinë, raporton EN. I pari në foltore doli kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi si iniciues i debatit. Ai pati shume pyetje për Kurtin.

Përgjigje mori menjëherë nga kryeministri Albin Kurti, i cili këtë herë hapi letrat më shumë se zakonisht. Ai pranoi presionin që kishte për pranimin e propozimit evropian.

Në mbrojtje kryeministrit i doli shefja e deputeteve të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila, duke fajësuar qeveritë e mëparshme.

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj e vlerësoi por edhe u frikësua nga sinqeriteti i Kurtit.

Edhe Lumir Abdixhiku i LDK akuza pati për mungese transparence e dëmtim të pozicionit të Kosovës.

Nga ana tjetër, Haradinaj dha mbështetjen e plotë të planit evropian duke treguar edhe arsyen.

Debati vazhdoi edhe tutje ku deputetet e grupeve te ndryshme parlamentare dhanë qëndrimet dhe mendimet e tyre rreth kësaj çështjeje me rëndësi për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button