RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator për Energjetikë miratoi vendim me të cilin pas mesnate do të ketë ndryshime të çmimeve të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,786 den/kg.

Pas mesnate këto do të jetë çmimet e reja:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 42,197 (denarë/kilogram)

Këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës, tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button