Eurodeputeti belg Tarabella është arrestuar për skandalin me korrupsion në PE

Eurodeputeti belg, Mark Tarabela u akuzua sot për “korrupsion”, ndërsa më pas i është caktuar paraburgim si pjesë e hetimet për ndërhyrje në Katar dhe Marok në vendimet e Parlamentit Evropian, kumtoi Prokuroria belge, transmeton Portalb.mk.

Deputetit socialist (59) iu caktua masa e paraburgimit pasi u akuzua për “korrupsion”, “larje parash” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, kumtoi prokuroria.

Edhe tre persona, në mesin e të cilëve edhe eurodeputetja Eva Kaili, veç më është në paraburgim në lidhje me skandalin që u publikua më 9 dhjetor me shkaktoi një valë arrestimesh në Bruksel.

Shtëpia e Tarabellës u bastis dhjetorin e kaluar, kur u arrestuar ish-zëvendëspresidentja e PE-së Eva Kajli, partneri i saj Françesko Xhorxhi, babai i Kajlit, eurodeputeti Antonio Panceri dhe Nikollo Figa-Talamanka, kreu i një organizate joqeveritare. Tarabella ka shprehur vazhdimisht pritjen e tij për t’u marrë në pyetje dhe pohon se është i pafajshëm. Imuniteti i Tarabellës dhe koleges Andrea Kocolino u hoq nga PE në fillim të shkurtit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button