RMV, tetë ditë paraburgim për udhëheqësin e portalit DokazM

Prokuroria Themelore publike deri te gjykatësi përkatës ka propozuar tetë ditë paraburgim për personin e arrestua i cili dyshohet për disa vepra penale, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar deri te gjykatësi paraprak i Gjykatës Penale – Shkup masën e paraburgimit për personin e dyshuar për kryerjen e disa veprave penale”, raportoi Prokuroria.

Në njoftimin e Prokurorisë, numërohen veprat penale, si kërcënim, pirateri, racizëm, ksenofobi dhe keqpërdorimin e të dhënave përmes botës virtuale, vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal.

“Përveç këtyre, ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë për rrezikun e arratisjes”, deklarojnë nga Prokuroria, duke kërkuar nga qytetarët të paraqesin rastet në lidhje me këtë lëndë.

Ndryshe, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike Shkup, në bazë të urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, mbrëmë është kontrolluar në shtëpinë e pronarit të DokazM, Marjan Stamenkovski, ku është kryer kontroll i ssitemit kompjuterik dhe të dhënave kompjuterike. Kundër të dyshuarit po zhvillohet procedurë në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, sepse ekziston dyshimi i bazuar se përmes një ueb portali që ka në posedim, si mjet për ekzekutim ka kryer disa vepra penale: dy vepra penale – Përhapje e racizmit dhe material ksenofobik nëpërmjet një sistemi kompjuterik nga neni .394-g. paragrafi 1 i Kodit Penal, një vepër penale – Shantazh nga neni 259 paragrafi 1 në nenin 19 të Kodit Penal, një vepër penale – Pirateria e veprës audiovizive nga neni 157-b paragrafi 2 në paragrafin 1 të KP dhe vepër penale – Keqpërdorim i të dhënave personale nga neni 149 paragrafi 1 i KP, njofton prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button