Kuvendi i Kosovës miratoi vlerën e koeficientit të pagave

Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023, raporton REL.

Më këtë është miratuar edhe propozimi i Qeverisë së Kosovës për vlerën monetare të koeficientit prej 105 eurosh.

Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro.

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button