Një ekip shtesë nga ARM është dërguar për të marrë pjesë në operacionin humanitar në Turqi

Përbërje shtesë e Armatës prej 36 pjesëtarësh të batalionit të forcave speciale të trajnuar për shpëtim dhe kërkim në rrënoja, sot në orët e mëngjesit nga kazerma “Ilinden” në Shkup janë nisur për në Republikën e Turqisë, ku do të marrin pjesë në operacionin humanitar në zonat më të prekura nga tërmetet katastrofike, transmeton Portalb.mk.

“Me dërgimin e ekipit shtesë nga Armata, nga shefi i Shtabit të përgjithshëm, gjeneral nën-koloneli Vasko Gjurçinovski, morën udhëzim që të investojnë në mënyrë sa më profesionale të gjithë potencialin dhe stërvitjen e tyre dhe të ndihmojnë qytetarët e Turqisë aleate”, njoftuan nga Armata.

This slideshow requires JavaScript.

Ekipi i ushtrisë drejtohet pas vendimit të Qeverisë për dërgimin e ndihmës shtesë dhe me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë, ekipi i ushtrisë, i vendosur në qytetin e Kahramanmaras, është i angazhuar vazhdimisht në kërkime në terren, duke gjetur dhe nxjerrë të mbijetuarit e mundshëm, të cilët ndodhen në rrënojat e shkaktuara nga tërmetet katastrofike.

Të hënën në mëngjes rreth orës 04:17, sipas llogaritjes lokale, një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë. Sipas njoftimeve të fundit në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve është mbi 16.000 dhe vazhdon rritet. Gjithashtu mijëra të tjerë janë plagosur. Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button