Twitter rriti limitin e karaktereve për cicërimat por jo të gjithë mund ti përdorin

Twitter ka lançuar një funksionalitet të ri për cicërima të gjata duke ju dhënë abonentëve me pagesë Blue mundësinë për të postuar deri në 4 mijë karaktere.

Nëse dikush përdor këtë funksionalitet, cicërima do të ketë një buton “show more” në fund në mënyrë që të mos zërë tërë ekranin, transmeton PCWorld Albanian.

Aktualisht ka disa kufizime për këtë funksion. Nëse cicërima është mbi standardin prej 280 karakteresh, ju mund të ruhet si draft apo të planifikohet për tu postuar më vonë.

Megjithatë veçoritë e tjera duhet të funksionojnë normalisht siç është shtimi i fotografive ndërsa përdoruesit jo-Blue mund të ndërveprojnë me postimin normalisht.

Përdoruesit e Blue gjithashtu do të mund të bëjnë “quote tweet” dhe “retweet” me 4 mijë karaktere.

Elon Musk kishte premtuar cicërima më të gjata prej kohësh duke thënë se kompania gjithashtu po punonte për të sjellë më shumë mjete formatimi të postimeve si përdorimi i teksteve të trasha dhe ndryshimi i madhësisë së tekstit.

Nuk është hera e parë që Twitter zgjeron cicërimat. Limit aktual prej 280 karakteresh u prezantua në 2017-ën duke zëvendësuar limitin e mëparshëm prej 140 karakteresh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button