Tërmeti Turqi-Siri: Numri i viktimave mbi 22 mijë

Vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e personave që gjenden nën rrënojat e tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 19,388, sipas presidentit, Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se 77,711 njerëz ishin të lënduar. Numri i vdekjeve në Sirinë fqinje ka shkuar në 3,377, duke dhënë një numër të përgjithshëm të vdekjeve prej 22,765. Portalb.mk.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep të Turqisë. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Gjatë ditës së sotme, ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave të strukturave të shembura, por shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë shkojnë duke u zvogëluar pasi kanë kaluar më shumë se katër ditë që nga tërmetet, transmeton REL.

This slideshow requires JavaScript.

Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, thanë ata.

Presidenti i Turqisë paraprakisht Recep Tayyip Erdogan vizitoi provincën e Hataitit, e cila është goditur rëndë, prej ku banorët kanë kritikuar përpjekjet e qeverisë, duke thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit shkuan me vonesë.

Sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, më shumë se 110,000 trupa të ekipeve të shpëtimit po marrin pjesë në përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë jetë, dhe më shumë se 5,500 automjete, përfshirë traktorë, vinça, buldozerë dhe ekskavatorë janë dërguar në zonat e prekura nga tërmetet.

Tërmeti prej 7.8 ballësh, dy vendet i goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button