Policia konstatoi që kërcënimet për vendosje të bombave në disa objekte të Shkupit rezultuan të pavërteta

Në orët e pasdites u raportua nga Policia e Maqedonisë së Veriut se kërcënimet për bomba në disa objekte të Shkupit rezultuan të pavërteta, transmeton Portalb.mk.

“Të rrejshme janë raportimet për vënien e eksplozivëve në disa shkolla, qendra tregtare dhe objekte në Shkup, pasi mbaruan të gjitha kontrollet e nevojshme”, raportoi Policia.

Policia sqaroi që në ora 19:10 mbaruan konrollet në 16 shkolla të mesme, 5 objekte në Shkup, pas kërcënimeve për bomba në formë elektornike, duke konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rrejshme.

Ndryshe, Policia e Maqedonisë së Veriut në mesditë njoftoi se rreth orës 13:20 ka marrë njoftim se ka pasur kërcënime për vendosje të bombave në disa shkolla, qendra tregtare, Televizionin e Maqedonisë së Veriut dhe Transportin Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button