BE-ja do t’i dërgojë Sirisë 3.5 milionë euro ndihmë

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milionë euro ndihma për Sirinë të mërkurën, raporton Koha.net.

Njoftimi ka ardhur pasi Siria kërkoi zyrtarisht ndihmë sipas një skeme të krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore duke aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Blloku ka njoftuar gjithashtu një ndihmë fillestare prej 3 milionë eurosh për Turqinë, pasi vendi aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së të hënën.

Ndryshe, Turqia ka rishikuar sërish numrin e të vdekurve nga tërmeti, me autoritetet tani që thonë se 8.754 persona kanë humbur jetën. Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 11.700 persona. Tërmeti prej 7.8 ballësh, dy vendet i goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button