Demokracia e Maqedonisë mes “regjimit hibrid” dhe “demokracisë jo të plotë”

Një vend përparim, në vendin e 72-të nga 167 vende, por ende në fund të listës së vendeve me “demokraci jo të plotë”. Kështu renditet Maqedonia e Veriut në “Indeksin e Demokracisë” më të fundit për vitin 2022, i cili publikohet çdo vit nga kompania britanike e kërkimeve të biznesit, The Economist Intelligence Unit (EIU), shkruan Vërtetmatësi.

Shkruan: Vesna Kolovska

Kultura partiake është ende problemi kryesor, si zonë me pikën më të ulët vetëm 3.13, ndërkohë që Qeveria dhe (jo)funksionaliteti i saj kontribuojnë në uljen e rezultatit të përgjithshëm. Notë më të mirë Maqedonia e Veriut ka për procesin zgjedhor dhe pluralizëm – 7,83 dhe liri civile (qytetare) – 7,35.

Rezultati total është 6.10, që është një nuancë më e mirë se vitin e kaluar, që ishte 6.03. Për krahasim: në vitin 2020, kur renditej në vendin e 78-të me 5,89 pikë dhe ishte në grupin “regjimet hibride”, ndërsa më e mira ishte renditur në vitin 2006, kur demokracia e Maqedonisë kishte pikën më të lartë prej 6,33. Vendi ishte renditur më keq në vitin 2016 para ndryshimit të qeverisë me notën 5.23.

Analiza e sivjetshme e situatës me demokracinë në Maqedoninë e Veriut vëren një “përmirësim margjinal në krahasim me vitin e kaluar për shkak të përmirësimit të vlerësimit për liritë civile, ndërsa vlerësimi për funksionimin e qeverisë zvogëlohet”.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin jopopullor në korrik, i cili rezultoi me heqjen e vetos nga Bullgaria në negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Propozimi ishte i papëlqyeshëm për publikun, duke pasur parasysh shqetësimet se lëshimet e bëra ndaj Bullgarisë do të minonin identitetin kombëtar maqedonas. Në të njëjtën kohë, megjithatë, vendi më në fund publikoi të dhënat e para zyrtare nga Regjistrimi i vitit 2022 dhe me sukses i kapërceu çështjet përçarëse sociale dhe politike të cilat shkaktojnë një ndarje të madhe lidhur me numrin e maqedonasve dhe shqiptarëve në vend, shkruan në shpjegimin e vlerësimit për Maqedoninë.

Nga vendet e rajonit, përparimin më të madh e ka shënuar Mali i Zi, i cili vitin e kaluar ishte pak më poshtë Maqedonisë, ndërsa tani nga vendi 74 është ngjitur 13 vende më lartë dhe renditet i 61-ti, së bashku me Rumaninë.

Pesë vendet e para me demokracinë më të mirë janë Norvegjia, Zelanda e Re, Islanda, Suedia dhe Finlanda.

Rusia vlerësohet si humbësi më i madh në vitin 2022, duke parë rënien më të madhe vjetore prej 22 vendesh në rezultatin e saj të indeksit të çdo vendi në botë dhe duke rënë më tej në renditjen globale.

Baza e kësaj është ëndrra për të rivendosur pozicionin e Rusisë si një fuqi perandorake. Pas më shumë se dhjetë muaj luftimesh në Ukrainë, deri në fund të vitit 2022 ishte e qartë se Rusia jo vetëm po humbiste në fushën e betejës, por edhe në luftimin për të fituar luftën propagandistike brenda dhe jashtë vendit, shkruan në raportin e Rusisë.

Në të njëjtën kohë, në vlerësimin e Rusisë për vitin 2022, shtohet se:

Pasoja e luftës ishte një rritje e dukshme e represionit shtetëror kundër të gjitha formave të mospajtimit dhe akoma më shumë personalizimi i pushtetit, duke e shtyrë Rusinë drejt diktaturës totale.

Rusia u rendit e 147-ta në Indeksin e Demokracisë me një rezultat 2.28, në shoqërinë e vendeve me regjime autoritare, si Venezuela, Irani, Arabia Saudite dhe Bjellorusia.

Shqetësimi i përgjithshëm për demokracinë botërore është agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, por gjithashtu, siç u theksua, trafikantët e drogës, kryengritësit, komandantët e luftës, hakerat dhe kërcënimet e tjera ndaj sovranitetit dhe demokracisë.

Kërcënimet për sovranitetin kombëtar vijnë jo vetëm nga ushtritë pushtuese si ato të Rusisë, por edhe nga aktorë jo-tradicionalë si grupet e trafikut të drogës, ushtritë private, islamikët dhe kryengritësit e tjerë dhe hakerat që kryejnë sulme kibernetike, thekson dokumenti.

Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button