Aksident i rëndë në Turqi, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur nga një autobus i aksidentuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, raporton Klan. Teksa një autobus po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe autobusi është përmbysur në kryqëzimin Karabedir.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë.

Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje janë një numër i madh autoambulancash, zjarrfikëse, AFAD dhe policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button