Ndërroi jetë një i dënuar në burgun e Idrizovës

Gjatë ditës së djeshme në Burgun e Idrizovës ka ndërruar jetë një i dënuar 27-vjeçar nga Velesi. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi, njofton Portalb.

“Më 03.02.2023 në ora 15:15 në SPB-Shkup nga Burgu ‘Idrizovë’ është raportuar se në burg ka ndërruar jetë i dënuari D.H.(27) nga Velesi. Mjeku i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button