Gjykata e Apelit e zgjodhi kryetaren e re

Në seancën e 429-të të Këshillit Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, sot u vendos që Meri Dika Georgievska të jetë ushtruese detyre e kryetares së Gjykatës së Apelit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“U vendos për ndërprerjen e funksionit gjyqësor të Lidija Dimçevskës, gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Shkup, për shkak plotësimit të kushtit të pensionimit”, njoftojnë nga Këshilli Gjyqësor.

Këshilli arriti të zgjedh ushtruesen e detyrës së kryetares, por nuk arriti të zgjedh sekretarin e përgjithshëm të Këshillit Gjyqësor. Kjo pikë pritet të jetë në rend në seancën e radhës.

“U vendos që për detyrën e ushtruesit të detyrës – Kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkup do të jetë Meri Dika Georgievska, gjyqtare ne Gjykatën e Apelit në Shkup”, raportoi Këshilli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button