Pas raportimit të Portalb, u riparua ashensori në bllokun intern të Spitalit të Tetovës (Video)

Një javë pas raportimit të Portalbit për mosfunksionimin e ashensorit në bllokun internistik në Spitalin e Tetovës, i njëjti ashtu siç edhe premtuan nga Spitali i Tetovës është riparuar përkohësisht ndërsa në procedurë është furnizimi me ashensorë të rinj.

Javëve të fundit qytetarë të shumtë nëpër rrjetet sociale janë ankuar se ashensorët në bllokun internistik nuk punojnë, disa nga to madje edhe për Portalb treguan këtë problem.

Javën e kaluar Portalb raportoi për të njëjtin dhe kërkoi nga Spitali i Tetovës përgjegjësi për këtë problem. Nga atje u arsyetuan se ashensorët janë të vjetër, ndërsa të njëjtit brenda javës do rregulloheshin.

Kështu edhe u bë. Drejtori organizativ i spitalit, Armend Fazliu dje njoftoi se ashensorët në këtë objekt janë riparuar.

“Dy nga ashensorët po i riparojmë tërësisht. Natë e ditë djemtë e shërbimit teknik bashkë me kompaninë e mirëmbajtjes kanë punuar që ti servisojnë siç duhet konform standardeve. Jam i vetëdijshëm që qytetarët kanë hequr të zinjtë e ullirit me këtë problem të kamotshëm nga gërmadhat e ashensorëve ”komunist”. Edhe pak durim deri në ashensorët e rinj. lusim qytetarë të i shfrytëzojmë racionalisht ashensorët e riparuar deri në furnizimin e ashensorëve të rinj”, njoftoi Fazliu.

Portalb ishte në këtë objekt the pamë se lifti funksiononte, madje provuam të zbresim nga kati i pestë në atë përdhesë.

Ndërkaq para një jave lifti ishte jofunksional.

Fazliu javën e kaluar njoftoi se përgatitjet për procedurat për furnizim me ashensorë të rij tashmë kanë filluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button