Naumovski pritet të jetë negociatori i Maqedonisë  për çështjen e emrit

 

Ish ministri për eurointegrime, Vasko Naumovski pritet të jetë negociatori i Maqedonisë në bisedimet me Greqinë për çështjen e emrit, njoftojnë mediat maqedonase. Ai duhet të zëvendësojë ambasadorin e Maqedonisë në Uashington, Zoran Jolevski, i cili në qeverinë e ardhshme të Gruevskit do të jetë ministër i mbrojtjes. 

Sipas kryeministrit, pritet që Jolevski të vijë më 19 qershor në Shkup, ditën edhe kur do të bëhet  ministër i mbrojtjes, ndërkaq në konsultim me Jolevskin do të emërohet edhe negociatori i Maqedonisë në këto bisedime. 

Nëse emërohet kryenegociator i Maqedonisë për çështjen e emrit, Vasko Naumovski do të jetë i katërti me radhë në historinë e bisedimeve me Greqinë. Para tij negociator kanë qenë Ivan Toshevski, Nikolla Dimitrov dhe Zoran Jolevski.  

 

Lajme të ngjashme

Back to top button