Useini më nuk është këshilltar komunal

Këshilli i Komunës së Ohrit në mbledhjen e sotme e pranoi dorëheqjen e këshilltarit Nefi Useini, i cili ishte zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale nga radhët e BDI-së.

Kryetari i Këshillit, Sasho Donev në deklaratë për MIA-n theksoi se Useini ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për shkaqe personale.

“Sot në mbledhjen e Këshillit ishte konstatuar dorëheqja e parevokueshme e këshilltarit Useini”, theksoi Donev.

Këshilli pret shkresë zyrtare nga Komisioni Komunal Zgjedhor se kush do të vjen në vendin e Useinit. Biznesmeni i Ohrit dhe këshilltar i deritanishëm Nefi Useini është kryetar i degës së BDI-së në Ohër

Ndryshe, në vitin 2020, me 12 vota “Për”, këshilltarët e Komunës së Ohrit e pranuan dorëheqjen të cilën paraprakisht e ka dorëzuar këshilltari, Nefi Useini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button