Deputetët e LSDM-së, apanazhë vetëm tre muaj
Me ndryshimet e reja të Ligjit për deputetë, që është në procedure në Parlament, ndërsa është nënshkruar nga deputeti Aleksandar Nikollovski, deputeti i cili në funksion ka qenë më pak se gjysmë viti do të mund të merr apanazh vetëm tre muaj, e jo një vit sikur deri më tani.
Shfrytëzimi i apanazhit në pajtueshmëri me kohën e kaluar në karriget e Parlamentit, siç shkruan në raportin, “është që të bëhet përputhshmëri mes Ligjit për deputet dhe atij për rroga dhe shpërblime tjera për persona të zgjedhur dhe të emëruar.
Atje prej para disa viteve si masë për kursimi parashihet shfrytëzim i kësaj të drejte në varësi prej asaj se sa gjatë funksionarët janë në atë pozicion. Megjithatë, ndryshimet e këtilla, nëse sillen në procedurë të shkurtuar, në gjysmën e dytë të muajit do të mund t’i kap edhe socialdemokratët, të cilët më kanë dhënë dorëheqje, dhe për të cilët sipas ligjit ata kanë të drejtë apanazhe për një vit.
Me Ligjin për deputet parashihet se të zgjedhurit e popullit të cilëve u mbaron mandati kanë të drejtë për rrogë edhe pas përfundimit të mandatit (apanazhë) deri në një vit, përkatësisht deri në një vit e gjysmë nëse deri në atë kohë fiton të drejtën e pensionit.
“Për bartësit e funksioneve të tjera publike, e drejta e rrogës pas përfundimit të funksionit është zgjedhur me Ligjin për paga të personave të përzgjedhur dhe të emëruar… Kohëzgjatja e përmbushjes të së drejtës pas mbarimit të funksionit është e kushtëzuar me kohëzgjatjen e kryerjes së funksionit përkatës.