Shqipëria këtë verë pret 3,5 milionë turistë

Gjatë sezonit turistik të këtij viti Shqipëria pret ta vizitojnë prej tre deri në tre e gjysmë milionë turistë nga vendi dhe të huaj.

Pritjet e tilla, i parashtroi ministri shqiptar i Punëve të Brendshme Simir Tahiri duke i prezantuar masat të cilat policia do t’i ndërrmarë gjatë sezonit turistik veror.

-Vala më e madhe e turistëve pritet prej më 1 korrik deri më 15 gusht, periudhë kur strukturat politike do të drejtohen drejt garancimit të rendit publik dhe qetësisë dhe ndalimit të veprave penale në rajonet turistike, rritjen e sigurisë në të gjitha drejtimet rrugore dhe ndalimin e aksidenteve automobilistike. Sipas planit të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të angazhohen 2388 anëtarë të policisë, objekte lundruese dhe një helikopter, deklaroi Tahiri.

Për shkak të sigurisë së madhe në komunikacion, veçmë për të katërtin vit me rradhë në pjesën veriore të vendit, kryesisht në autostadën Durrës-Kukës, në të cilin udhëtojnë qytetarët kosovarë, prej 15 qershorit deri më 15 shtator patrullojnë policë të përbashkët shqiptarë-kosovarë, derisa në marrëveshjen me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, patrulla të përbashkëta veçmë dy vite ka në bregdetet e të dy vendeve.

Paralajmërime prej para dy viteve ka edhe për patrullat policore të Shqipërisë dhe Maqedonisë në bregdetin shqiptar, por tani për tani kjo nuk është realizuar.

Ashtu si vitet e kaluara më të vizituara pritet të jenë Vlora, Himara, Saranda, Shëngjini, Kavaja dhe Durrësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button