OH El hilal – përmbyll me sukses aktivitetet e Ramazanit, vazhdojnë edhe për Bajram

OH El hilal me sukses ka përfunduar aktivitetet e dendura të muajit të bekuar të Ramazanit por nuk ndalon me kaq, tani po merret me realizimin e aktiviteteve për Bajram për të ndihmuar ata që më së shumti kanë nevojë, tha njeriu i parë i organizatës, Behixhudin Shehapi.

‘Aktivistët tanë hartuan plan për shpërndarjen e pakove me artikuj ushqimor dhe mjete higjienike që do të shpërndahen për festën e Ramazan Bajramit.

Pakot janë siguruar nga donator të ndryshëm anonim.

100 pako shpërndahen në Shkup, 40 në Kumanovë, 40 në Tetovë, nga 20 në Veles dhe Manastir’ tha Shehapi.

Ndryshe Organizata Humanitare ‘El Hilal’ për 24 netë radhazi gjatë muajit të bekuar të Ramazanit ka organizuar iftare falas dhe ka siguruar ushqim për skamnorët të cilët i kanë regjistruar në regjistrin e tyre.

Pas Ramazanit do të realizojnë edhe aktivitetin tradicional ‘Synetimi 2013’./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button