Rritje e çmimeve të produkteve bujqësore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut për një vit janë rritur çmimet e produkteve bujqësore për 12.3 për qind, ndërkohë u regjistrua edhe rritje e shpenzimeve në bujqësi. Te prodhimet bimore kemi rritje për 8.3 për qind, ndërsa te prodhimet shtazore për 23.4 për qind, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 13.3 %, ndërsa tek autputi rritja është për 12.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që mjetet e shpenzuara në bujqësi janë rritur për 13.5 për qind brenda vitit, ndërsa mjetet e dedikuara për investime në bujqësi janë rritur për 11.7 për qind.

Te inputi kemi rritjen e çmimit për 80.1 për qind te energjia, ndërsa 67.4 për qind te plehrat minerale. Te outputi kemi rritje më të madhe te drithërat dhe orizi me 38.9 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button