Deputetët iu kthyen punës, nesër seanca e parë plenare e këtij viti

Deputetët prej sot po kthehen në punë pas festave të fundvitit. Sot janë caktuar seancat e dy komisioneve parlamentare, ndërsa nesër duhet të mbahet seanca e parë plenare e këtij viti. Sot pritet të bëhet koordinimi i rregullt i kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Seancat duhet të mbahen nga Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian dhe Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar për eurointegrime do të dëgjojnë Programin dhe prioritetet e Presidencës suedeze me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2023, ndërsa në seancën e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri do të propozohet Projektvendimi për dërgimi i pjesëtarëve të Ushtrisë për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje dhe Hercegovinë (maj 2023 deri në nëntor 2023).

Seanca e parë parlamentare e këtij viti është planifikuar të mbahet nesër. Në rendin e ditës së propozuar të seancës së 99-të janë 15 pika, kryesisht ligje në leximin e parë dhe të dytë.

Vitin e kaluar 2022 Kuvendi ka mbajtur 39 seanca të reja, ndërsa së bashku me të vazhduara paraprakisht 50. Tetë seanca janë mbajtur për pyetje deputetësh, katër fjalime nga mysafirë të huaj dhe një nga presidenti i shtetit. Në këto 39 seanca në rendin e ditës janë miratuar 290 pika, prej të cilave 190 janë shqyrtuar dhe 100 të pashqyrtuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button