Euro u fut në Kroaci, tregtarët i rritën çmimet

Pasi euro u fut në Kroaci dhe vendi u bë anëtari më i ri, i njëzeti i Eurozonës, u shënua nga revolta dhe tërbimi për shkak të rritjes së çmimeve me pakicë, të shkaktuar vetëm nga tranzicioni i kunës së vjetër në monedhën e re evropiane, transmeton Portalb.mk nga Euractiv.

Numër i madh qytetarësh kanë reaguar ndaj rritjes së çmimeve në aktivitetet e shitjes me pakicë dhe shërbime, pavarësisht garancive të dhëna më parë nga qeveria dhe banka qendrore se nuk do të ketë rritje çmimesh për shkak të “rrumbullakimit”.

Çështja ka arritur deri në atë pikë sa ministri kroat i Ekonomisë Davor Filipoviq ka kërcënuar dje se po shqyrton publikimin e listave të zeza të atyre që në mënyrë të pajustifikueshme rrisin çmimet, transmeton danas.hr.

Tregtarët, nga ana tjetër, të zemëruar u përgjigjën se nuk po përfitojnë nga situata, por se çmimet janë në rritje të vazhdueshme prej një viti e gjysmë, për shkak të pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Danas” krijoi edhe një anketë për lexuesit e saj, e cila tregoi se 90 përqind e pjesëmarrësve mbështesin idenë e ministrit Filipoviq, pra mund të thuhet se një pjesë e madhe e popullsisë në Kroaci ka pasur një rritje të çmimet pa bazë reale dhe kërkon që një veprim i tillë nga tregtarët të sanksionohet në një farë mënyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button