Erdogan akuzoi Perëndimin për “standarde të dyfishta” ndaj lirisë së shtypit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, akuzoi Perëndimin për zbatim të “standardeve të dyfishta” për sa i përket lirisë së medias, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e 7-të të Çmimeve të Medias Anadolu në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha: “Ata që akuzojnë Turqinë n për censurë, heshtin për ata (Twitter) që bëjnë censurë të vërtetë”.

“Ne të gjithë e dimë se ata që kanë kritikuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit në Turqi, sa fashistë janë kur bëhet fjalë për veten dhe interesat e tyre”, shtoi Erdogan.

Ai gjithashtu kritikoi ata që kanë pritur anëtarë të organizatës terroriste FETO të cilët publikuan sekrete shtetërore, duke u paraqitur si gazetarë.

Duke iu referuar protestave të parkut Gezi të vitit 2013, Erdogan tha se ata që u përpoqën t’i paraqisnin “grabitësit në Turqi si heronj, i përkufizuan demonstruesit si terroristë kur ngjarje të ngjashme ndodhën në Paris”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button