Samiti mes Ukrainës dhe BE-së do të mbahet më 3 shkurt

Ukraina dhe Bashkimi Evropian më tre shkurt të vitit 2023 do të mbajnë një Samit në Kiev, për t’i diskutuar çështjet financiare dhe mbështetjen ushtarake, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, transmeton Dukagjini.

Siç shkruan Euractiv, presidenti Zelensky ka diskutuar detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Palët diskutuan rezultatet e pritshme të samitit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev dhe ranë dakord të intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratë.

Presidenti Zelensky deklaroi se kësti i parë i ndihmës makro-financiare të BE-së do të arrijë gjatë janarit.

Nëntorin e kaluar, BE-ja nisi Misionin e Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës kundër luftës së vazhdueshme ruse.

Për më tepër, Këshilli miratoi një masë ndihme në kuadër të Mjetit Evropian të Paqes (EPF) me vlerë 16 milionë euro për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Ukrainës nga EUMAM Ukraine.

Muajin e kaluar, BE hapi rrugën për t’i dhënë Ukrainës që përfshinte miratimin e një norme tatimore globale minimale prej 15 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button