Foshnja e parë në vitin 2023 u lind në Shkup

Klinika Universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup ka njoftuar që lindja e parë në vitin 2023 është djalë, lindje e realizuar në kohën 00:01, transmeton Portalb.mk. Klinika të porsalindurit i ka dëshiruar shëndet dhe fëmijëri të lumtur.

Kjo ishte lindja e parë për vitin 2023 dhe lindja e parë në jetë për 22 vjeçaren Stojanka Panajotova nga Koçani. Foshnja e saj ka peshuar 3.720 kilogram dhe një gjatësi prej 0.51 metra.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit për banorin më të ri të Shkupit ka ndarë kartelë në vlerë prej 20 mijë denarë, ndërkohë Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për tetovaren më të re, Ajzën, ka ndarë një kartelë me 40 mijë denarë.

Ndryshe, Jana dhe Sofija e ndajnë vendin e parë si emra më të shpeshtë femëror, ndërsa te emrat mashkullor epërsi bindëse ka emri Lluka – 213 prindër kanë emëruar fëmijën me këtë emër vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikës.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar janë lindur 18,648 foshnje, prej të cilave 9,531 meshkuj dhe 9,117 femra. Sipas muajit të lindjes, siç tregon statistika, numër më i madh i foshnjave janë lindur në korrik, 1,735.

Në Maqedoninë e Veriut përkundër se janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje, në disa komuna të saj kemi shtim natyror të popullsisë.Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë janë regjistruar 4 956 lindje të gjalla, 33 lindje të vdekura, 5 145 vdekje.

Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar që në Saraj kemi 140 lindje më shumë sesa vdekje, Çair 108, Tetovë 96, Studeniçan 83, ndërsa në Haraçinë 47 lindje më shumë sesa vdekje, gjatë tremujorit të tretë. Ndërkohë në Manastir kemi 107 lindje më pak sesa vdekje, në Prilep 83, Shtip 42, në Karposh 41 lindje më pak sesa vdekje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button